Në të lindi bota, dhe një ditë ashtu do të kthehet.
Vera e pafund nepër pellgje derdhet, a kurr nuk shterret,
Lumi i dashurisë rrjedhë e askush nuk ka më etje e as nuk ngopet,
Aty çdo gjë shijohet,
T’mirat e kopshtit me dhëmb nuk coptohen,
E ambla dhe e hidhura si në matematikë thjeshtohen.
Dashnija s’do të varet në gjykime, të gjithë recitojnë të bukurat tregime.
S’ka më lavdërime, përulje a lakmi, por ka liri ku gjithë gjejnë qetësi, japin fund asaj që qon në rankim.
Lakmia s’ka kuptim, të gjithë gjejnë shpëtim, c’kapen nga zingjiri i përkatësisë.
Barazia merr trajtë në një drejtim,
Adhurojnë Perëndine që ka bërë atë krijim.
Muzika jo vetëm që këndohet e përjetohet, por tash mund edhe të vallëzohet se të gjithë në ato hapa (nota) sinkronizohen.
Në kopsht nuk ka dallime, por ka thirrje ku gjejmë ilustrime të ndërtojmë diçka që është sublime nën të shenjtat udhëzime,
Pa interpretime që sjellin veç kufizime.
Urrejta shuhet se dashnija triumfon,
Mërzia largohet se s’ka kush e shkakton,
Vetmina nuk ndjehet se ka një mision,
Lakmia zbehet se kush prej saj nuk përfiton.
Secili tjetrin përqafon, kështu gjithcka më bukur në atë kopsht shijon…