Nusja Jonë

Nusja jonë është një këngë e vjetër folklorike shqiptare e cila flet për rendin kulturor të familjes shqiptare. Brenda vetës shpreh një mesazh sa të vjetër aq aktual të trajtimit të gruas në shoqërinë tonë. Flet për të drejtat dhe trajtimin e gruas dhe të drejtave të mohuara të saj në shoqëri. Dhe protesta e kësaj kënge është ftesa që dua të bëj për të rishikuar këtë aspekt dhe nevojës për të ndryshuar qasjen partriarkale të familjes shqiptare duke përqafuar vlerat njerëzore të të drejtave të barabarta në këtë aspekt. Për këtë kërkohet një transformim i mirëmenduar kulturor që nisë në familje dhe nisë pikërisht me nënën. Përveç ngritjes së vetëdijes së mashullit në trajtimin e gruas, ne kemi nevojë të ngritjes së vetëdijesës së gruas në atë se si e trajtomë gruan.

Hapi sytë

Përmes kësaj kënge pasqyrohet pjesa kryesore e Librit po ashtu të titulluar “Hapi sytë”. Është një këngë tekstin e të cilit e kam ndryshuar paksa për t’i dhënë kuptimin e mesazhit kryesor të të gjithë projektit.

O vendi im

Kjo është kënga e kapitullit që kryesisht e mbulon fenomenin e emigrimit. Në këtë kapitull trajtohen pjesët e emigrimit të njerëzve nga vendi, dhe këtu shqyrtohen rrethanat se çfarë ka ndikuar në këto largime masive nga vendi përgjatë kohës. Janë ndoshta me qindra këngë që janë kënduar për këtë fenomen, dhe që të gjitha përcjellin një mesazh shumë të specifikuar. Për shembull, disa i këndojnë familjes, disa dashurisë së parealizuar, disa shoqërise, disa lagjës së fëmijërisë, etj. Arsyeja kryesore pse përzgjodha pikërisht këtë këngë është teksti i kësaj kënge dhe përshtatshmëria në kontektstin e këtij shkrimi. Ajo lidhet me termin “hapi sytë” sepse edhe mërgimtarët kur e këndojnë këtë këngë, në këtë rast e kërkojnë dritën kur thonë: “…A lind për mu dielli ma”.

Të falemi o dhe

Nga veprat më të rëndësishme dhe themelore në operën e Kosovës, është vepra e profesorit Rauf Dhomi. Me mjeshtri të pakrahasueshme, vepra “Të falemi o dhe”, pjesë e veprës “Dasma Arbreshe” tregon një histori shumë origjinale të historisë së imigrimit të Arbëreshëve nga viset shqiptare drejt Adriatikut për në Itali e gjetiu. Nëse tentoj ta përkthej këtë vepër në kontekstin aktual, atëherë do ta shkëpusja këtë fjali: “Shkojmë nga larg, ky detë na ndanë, nga gjiri jonë i zonjës mëmë, përulur të qëndrojmë o dhe, o e bukur More”. Simbolika në këtë fjali është shumë domethënëse dhe me vlerë edhe sot. Në kontekstin e orientimit tonë strategjik kombëtar, duket se është një det i madh që na ndan me perëndimin. Anipse ne e mendojmë vetën të jemi me sy drejtë perëndimit, ne prap duket se në parime nuk e kemi kuptuar mirë nocionin e të qenurit perëndimor. Dhe lufta jonë është të kuptojmë këtë nocion dhe ta përqafojmë atë si një rrugë e vetme drejtë dritës dhe prosperitetit.

Po t’jemi bashkë ne të dy

Me këtë këngë tentoj të pasqyroj aspektin kombëtar shqiptar, si dhe të prek tërthorazi në nocionin e bashkimit kombëtar. Më është dukur një këngë interesante për t’i shërbyer këtij qëllimi për shkak të një copëze të tekstit që thotë: “Po t’jemi bashkë na të dy, do t’na shikojnë me zili, e do të na flasin ndër sy, sa duhemi unë e ti”. Ky debat kërkon një shtjellim shumë më të thellë sesa është paraqitur në këtë shkrim. Megjithatë, edhe në këtë pjesë mundohem të jap një prespektivë personale mbi këtë diskutim me sa më pak fjalë.

Martesa e Lukës

Martesa e Lukës është histori Arvanitase e shpjeguar në një këngë shumë të vjetër. Është histori e një dashurie të parealizuar, e një martese të dështuar në momentet e fundit si pasojë e intervenimit të një force të jashtme e cila e pamundëson kurorzimin e dashurisë. Edhe kjo është një këngë që i shërben diskutimit të hapur të historisë tonë kombëtare të ndarjes së vazhdueshme të kombit tonë nëpër copëza dhe rolit të faktorit të jashtëm në formësimin e asaj që jemi sot: si shqiptarë, të ndarë në disa anë. Mesazhi kryesor është që dashuria kërkon jo vetëm dëshirën rreth qëllimit kryesor, por edhe angazhim serioz për t’a realizaur atë. Dhe bazuar në historinë e ndarjeve tona nëpër copëza, ne duhet të mësojmë se si ta shmangim këtë proces në të ardhmen. Të mësojmë të rreshtohemi si komb dhe të mbrojmë interesat tona kombëtare. Esenca është që të hapim sytë karshi projekteve të vendeve jo-miqësore dhe të obzervojmë me kohë objektivat e këtyre projekteve që kanë për qëllim copëzim e vendit dhe të parandalojmë në kohë reale projektet e tilla.

Ti vasharelje

Edhe kjo këngë mund të interpretohet në shumë dimesione. Në tekstin e kësaj kënge të vjetër arbreshe ne gjejme elemete të dashurisë së pakushtëzuar. “Edhe pa pajë e pa stoli, unë kam të t’marrë për ata sy, jotë ëme mëma, ka zembër si guri, ajo se dinë që isht amuri” Mesazhin kryesor e shoh te dashuria pa kushte. Këtë e vendosi eksluzivisht tek aspekti i dashurisë ndaj vendit, shtetit dhe shoqërisë në atë që duhet të japim pa pritur të marrim diçka në këmbim.