Largohem

You are currently viewing Largohem

Du një skutë ta gjejë, për t’mos u bo krejtë i smutë.
Të largohem diku, disi, askush hapat t’mos mi dijë, ndoshta ashtu arrijë qetësi.

Mbase kështu ka më shumë kuptim, të mos rrethohem me kotësi,
Ndoshta aty gjejë dhe dashuri, ndoshta edhe dicka të pijë, të dehem e ashtu përherë të rrijë.

I mërzitur nga këto mëri, që njerëzit mbajnë pa e ditë,
Të mbushur nga ambicje që s’dinë ku të qojnë, që luftë bëjnë e kauzë nuk gjojnë, kur gabojnë fajtorë gjithmonë kërkojnë.

Që veprojnë para se t’mendojnë, e flasin pa e ditë c’farë thojnë.
Arsyen harrojnë kur kalkulojnë.

Dhe vonë kuptojnë që gabojnë, dikujt zemren ja coptojnë e nervat ja shkatërrojnë,
Por atëherë bohet shumë vonë, se sëmundje shkaktojnë!

Leave a Reply